FRANCE- Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, i cili kryeson në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale theksoi se me fitoren e sotme që arriti, u kthye qartësisht një faqe e politikë franceze.

“Francezët shprehën dëshirën e tyre për ndryshim. Logjika jonë do të jetë në praktikat që do të ndjekim deri në zgjedhjet legjislative”, deklaroi ish-ministri i Ekonomisë, 39 vjec, i cili dha dorëheqjen nga qeveria në muajin gusht për të formuar lëvizjen e tij politike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb