FRANCE- Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, anti-BE, Marine Le Pen u kualifikuan sot në mbrëmje për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze, sipas rezultateve të para.

Votimet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë u mbyllën rreth orës 20:00, ndërsa sipas vlerësimeve të tre instituteve të sondazheve, në këtë duel final kryesoi ish-ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, 39 vjeç, ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, drejtueses së partisë Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçe.

Projeksionet e para që vijnë nga qendrat e vogla pas mbylljes së votimeve tregojnë se se dy nga katër kandidatët që do ndajnë balotazhin do jenë Macron dhe Le Pen, ndonëse vendimtare pritet të jenë votat në qytetet e mëdha. Sipas të dhënave të para, Macron ka marrë 24% të votave, ndërsa Marine Le Pen e Frontit Kombëtar ka marrë 21,8%, raporton Tg.com.
C_2_fotogallery_3011161_26_image

Ndërsa fill pas tyre janë edhe dy kandidatët e tjerë në garë Jean-Luc Melenchon dhe Francois Fillon, që parashikohet të kenë marrë 19,3 të votave. E nëse kjo konfirmohet ata të dy duhet t’i thonë lamtumirë balotazhit.

Deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 69,42%, një rënie krahasuar me vitin 2012, kur ishte 70,59%.

Në javën e fundit sondazhet kanë treguar një thellim të distancës mes kandidatit të pavarur të qendrës Emmanuel Macron dhe lideres ultra të djathtë, Marine Le Pen, konservatorit François Fillon dhe kandidatit të majtë radikal Jean- Luc Melenchon që është ndalur pak.
C_2_fotogallery_3011161_27_image

Vëmendje maksimale në këto zgjedhje në Francë ka edhe ka siguria, sidomos pas sulmit të së të enjtes, kur një terrorist i ISIS qëlloi pamëshirë mbi një patrullë policie në afërsi të Champs-Elysees, duke lënë të vdekur një agjent dhe duke plagosur dy të tjerë.

Në Francë janë angazhuar sot rreth 50 mijë agjentë policie dhe nga xhandarmëria, bashkë me 7 mijë ushtarë, të gjithë të vendosur për të përforcuar sigurinë në mbi 65 mijë qendra votimi në të gjithë vendin. Gjithashtu janë parashikuar më shumë kontrolle dhe verifikime dokumentesh në hyrje të tyre, për të verifikuar ata që kanë emrat në listën e votimit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb