Presidenti i Luganos, Anxhelo Renxeti, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj ish-trajnerit të skuadrës së tij, Paolo Tramexani. Ai shprehet se tekniku italian që pasi shkoi te Sioni është duke terrorizuar lojtarët e Luganos me tentativat për t’i transferuar në skuadrën e tij të re.

“Mjaft do të thotë mjaft. Kjo gjë duhet të marrë fund. Ajo çfarë po bën Sioni dhe Tramexani duhet të ndalojë. Ata po terrorizojnë lojtarët e mi. Në fillim tentuan të bindnin Marianin që të ndryshonte skuadër, ndërsa tani janë kthyer nga Mihajloviç. E telefonojnë 10 herë në ditë, i premtojnë parajsën mbi tokë, por vetëm një ofertë zyrtare të shkruar nuk i kanë bërë kurrë.

E solla Tramexanin në Zvicër dhe i dhashë mundësinë të tregonte veten. Edhe pse iku te Sioni vetëm pas disa muajsh, nuk i kërkova dëmshpërblim për prishjen e kontratës. Dhe si më falënderon ai? Në fillim më merr gjithë stafin teknik, ndërsa tani është hedhur në sulm për lojtarët pas shpinës simë. Ai është një idiot, nuk mund të them gjë tjetër”, tha Renxeti./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: