Luftëtarët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak janë duke u kthyer sërish në Ballkan, ka thënë sot Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani.
Tajani, i cili ka qëndruar sot në një vizitë zyrtare në Gorica të Sllovenisë ka ngritur alarmin rreth ardhjes në Evropë të luftëtarëve të ISIS-it. Politikani italian ka përmendur edhe arrestimin e tre kosovarëve në Venecia disa javë më parë, raporton media italiane “Il Sole 24 Ore”.
“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rrezikun që vjen nga Ballkani, ku shumë luftëtarë të huaj janë duke ardhur nga Raka dhe Mosuli. Nuk është rastësi që tre persona të arrestuar në Venecia disa javë më parë ishin nga Kosova”, ka deklaruar Tajani.
Tajani ka deklaruar se Evropa mund të jetë cak i sulmeve nga ISIS-i.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: