KOSOVE– Në kuadër të një vizite zyrtare në Kosovë, presidenti i Republikës Bujar Nishani është shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit.

Iniciativa është ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me mbështetjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Para nderimit, Nishani zhvilloi një takim me kreun e Komunës, ndërsa më pas iu dha titulli i lartë i Komunës “Qytetar Nderi”.

Presidenti Nishani shpërndau dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: