TIRANE- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar procedurat lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ndërsa ka vënë theksin tek konsensusi me aleatin e tij, kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Në një intervistë për ‘Vizion plus’ kryeministri tha se në lidhje me përcaktimin e kandidatit gjithçka duhet të bëhet në bazë të dakordësisë PS-LSI, duke nënkuptuar se ky post nuk do t’i takojë opozitës.

“Ndryshe nga çfarë shpesh komentohet dhe mendohet, unë kam respektuar logjikën e këtij partneriteti. Për çështjen e presidentit në radhë të parë duhet të dakordësohemi brenda këtij aksi strategjik, që është PS-LSI dhe pastaj në bazë të kësaj dakordësie ne do hedhim hapa të mëtejshëm”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: