Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, do të vizitojë për herë të parë rajonin dhe preferenca e tij ka qenë Kosova. Lajmin e ka raportuar vetë Federata e Futbollit të Kosovës në faqen zyrtare në internet e cila gjithashtu shton se kjo vizitë do të ndodh më 17 gusht.

Në Kosovë slloveni do të takohet me presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri dhe bashkëpunëtoret e tij. Kjo do të jetë vizita e parë e Çeferin në rajon që pas zgjedhjes si president i UEFA-s.

Çeferin gjithashtu do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë. Gjatë kësaj vizite pritet që të diskutohet për projekte të ndryshme që do të ndihmojnë zhvillimin e futbollit në Kosovë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb