Presidenti i Venecias, Xho Takopina, i komenton me të tallur bisedimet mes FSHF-së dhe Filipo Inzagit për ta vendosur këtë të fundit në krye të kombëtares shqiptare. Tashmë që trajneri i Venecias ka rënë si pistë e mundshme për FSHF-në, presidenti i skuadrës italiane ka folur për mediat përtej Adriatikut duke treguar mendimin e tij mbi këtë çështje.

“Inzagi në Shqipëri? Kam qeshur, atje nuk kanë pastërma dhe për të është një domosdoshmëri ndaj nuk mund të shkonte aty. Inzagi është i lumtur për suksesin që po përjeton këtu. I kam lexuar interesimet për të, por nuk jam shqetësuar kurrë”, tha Takopina.

Venecia nën drejtimin e Inzagit siguroi ngjitjen në Serinë B dhe në sezonin e ri do të tentojë të bëjë një tjetër paraqitje dinjitoze./Panoramasport.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb