Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, i cili ka vizituar sot Shqipërinë ka folur rreth çështjes së kufirit me Kosovën.

Sipas tij, çështja e Marrëveshjes së Demarkacionit është çeshtje e mbyllur.

Gjatë një konference për media, ai ka thënë se marrëveshja është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosovës dhe se tani kjo është vetëm një çështje e brendshme e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja është e mbyllur. Është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosove. Kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Duhet të llogaritet që Brukseli ia ka vënë kusht Kosovës këtë çështje. Sa më parë të zgjidhet kjo punë. Mirëpo Kosova do ta zgjidh ashtu siç duhet”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: