KOSOVE-Presidenti, Bujar Nishani, ka arritur mbrëmë në Prishtinë, dhe nga sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.

Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së. Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Ndërkohë gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb