TIRANE- Kreu i Shtetit, Ilir Meta merr një mesazh urimi nga Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Në mesazhin e tij drejtuar Metës, Vuçiç flet për bashkëpunim mes Serbisë e Shqipërisë, interes reciprok, sipas tij i qytetarëve të dy shteteve.

“Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë.

Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë”,- thuhet në letrën e Aleksander Vuçiç.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb