Presidenti i amerikan, Donald Trump theksoi të premten se epoka e durimit përballë Koresë së Veriut ka përfunduar, duke kritikuar një regjim që nuk ka respekt për jetën njerëzore.

“Durimi strategjik me regjimin koreanoverior ka përfunduar. Sinqerisht, durimi ka përfunduar”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë në krahë të presidentit të ri koreanojugor, Moon Jae In.

“Objektivi jonë është paqja, siguria dhe stabiliteti për rajonin. Por SHBA-ja do të mbrohet gjithnjë dhe do të mbrojë gjithnjë aleatët e saj”, theksoi ai.

“Së bashku, ne përballemi me kërcënimin e regjimit të rrezikshëm dhe brutal të Koresë së Veriut. Programi bërthamor dhe balistik i këtij regjimi kërkon një përgjigje të vendosur”, vazhdoi presidenti amerikan.

Trump garantoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë afër me Korenë e Jugut, Japoninë dhe partnerët e tjerë në gjithë botën për një tërësi masash diplomatike, ekonomike dhe sigurie kundër këtij regjimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: