TURQI– Presidenti i Turqisë vijon kritikat dhe akuzat ndaj Evropës. Gjatë një fjalimi në Izmir, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Evropa do të paguajë për atë që ka bërë kundër popullit turk, ndërsa e quajti atë si të “sëmurë”, një term ky që është përdorur nga politikanët evropianë për te përshkruar rënien e Perandorisë Osmane në shekullin e 19-të.

“Një shekull më parë thanë se ne ishim “i sëmuri i Bosforit”. Tani Evropa është e sëmurë, Evropa po shembet”- shtoi presidenti Erdogan.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Evropës janë tensionuar, pasi Holanda dhe Gjermania anuluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin e 16 prillit. Erdogan në vazhdimësi ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, ndërsa Holandën për “fashizëm”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: