TIRANE– Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard ka uruar përmes nj etere presidentin e zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në urimin e saj presidentja Leuthard thotë se Zvicra mbetet e angazhuar për të vazhduar mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Presidentja zvicerane shprehet se bindur se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të ardhmen.

Letra e plotë:
Shkëlqesia Juaj,

Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Në emër të Këshillit Federal të Zvicrës, dëshiroj t’ju uroj suksese në këtë detyrë të lartë, si dhe begati për vendin tuaj dhe mirëqenie personale.

Zvicra dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie reciproke shumë të mira dhe të ngushta, të karakterizuara nga vlera dhe interesa të përbashkëta, si stabilizimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi zviceran për zhvillim, i përfshirë në Shqipëri që prej vitit 1992, është vendosur si një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona bilaterale. Zvicra mbetet e angazhuar në këtë drejtim për të vazhduar mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian.

Në takimin që pata me kryeministrin Edi Rama disa javë më parë në Bernë, unë njoha rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon, si dhe theksova, sipas perspektivës zvicerane, sa e rëndësishme është që Tirana të vazhdojë të luajë rolin e urës lidhëse. Më lejoni të përmend edhe një herë, se si interesi ynë i përbashkët për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit, përbën një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh.

Bazuar në këtë, jam e bindur se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të ardhmen.

Ju lutem, Shkëlqesi, pranoni ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Doris Leuthard
Shkëlqesia e Tij, Z. Ilir Meta
President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: