Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker gjatë mbledhjes së ambasadorëve të Bashkimit Evropian u shprej se siguria në Evropë varej nga Rusia dhe BE-ja.

“Dëshiroj që të reflektojmë mbi përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë”, deklaroi Juncker.

“Kjo varet nga Rusia dhe nga ne”, vazhdoi presienti i Komisionit Evropian.

“Por, nuk ka siguri evropiane, në shekullin e ardhshëm, pa Rusinë”, tha ai.

“Do të jetë e nevojshme, pa hequr dorë nga vlerat dhe parimet tona, që të gjendet me Rusinë një dialog më i përshtatshëm për të ardhmen që kemi përpara”, theksoi Juncker.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb