Nga Aurora Golemi

Resorti turistik buzë Adriatikut, që dikur njihej me emrin “Mak Albania”, sot mban emrin “Prestige Resort”.

“Hysenbelliu Grup” me investimin më të ri suprizon me një resort në bregdetin e Adriatikut ku ndërthuret luksi, komoditeti, madheshtia dhe argetimi  për të gjithë moshat.

I ndërtuar me koncepte te avancuara resorti luksoz ofron kombinimin ideal te natyrës dhe arkitekturës moderne te ndërthurur me elegance dhe klas.  Këtu shijohet panorama e mrekullueshme e lindjes së Diellit dhe perëndimit të tij në Adriatik.

Resorti i ri është vendi ideal për të kaluar pushimet, mes hijeve të pishave gjysëmshekullore. Mjediset  ofrojne komoditet perfekt, panoramë shlodhëse që të ofron veç kënaqësi.

“Prestige Resort” ka 3 pishina të cilat po shfrytëzohen në këto ditë të nxehta gushti, nga shumë pushues. Ajo që e bën të veçantë, është fakti që njëra prej pishinave është me ujë deti, ndersa nje tjetër iu është rezervuar vogelusheve.

“Prestige Resort”  të fton dhe të josh, të shlodh, të rigjeneron, mbush me frymëzim. Këtë kenaqesi po e shijojne pushuesit shqiptare dhe të huaj. Dikush e krahason me plazhet e Dubait nje tjeter e krahason me një copë parajsë që nuk e ka gjetur as në Itali apo në plazhet e Turqise

Sakaq pamja që shihet nga Prestige Resort është një nga pamjet me spektakolare të detit Adriatik. Godinat e resortit janë pozicionuar në mënyrë që të kenë pamjen më të mrekullueshme të detit rrethuar nga pishat hijerënda. Resorti krenohet me dhomat e bollshme bashkëkohore e komode, duke u bërë një zgjedhje te shkelqyer per pushimet ideale ne Golem

“Prestige Resort” synon që shumë shpejt të jetë destinacioni turistik më i frekuentuar në rajon, një nga komplekset më tërheqës për pushuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Prestigj Resort ju fton të shijojmë panoramën e mrekullueshme në Adriatikun e bukur. Ai ju mirëpret që ta prekni dhe ta shijoni mrekullinë…. Vera ende s’ka mbaruar!

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb