TIRANE– Në ambientet e Ministrisë së Kulturës u prezantua sot, 1 gusht 2017 koncept-ideja e “Parku i Artit”, një projekt që rivitalizon parkun natyror dhe kthen në një hapësirë arti. Projekti titullohet “Shokët dhe engjëjt”, një projekt për një hapësirë-kopsht dedikuar Antonio Gramsci-t në qytetin e Tiranës.

Ky projekt është konceptuar nga Alfredo Pirri, artist dhe arkitekt me ekspozita ndërkombëtare.

Kumbaro u shpreh se: “Prezantojmë këtë projekt-ide, e cila sjell një rifunksionalizim të parkut për një pol të ri kulturor dhe per të parë në dritën e filozofisë së Antonio Gramshit skulpturat e realizmit socialist. Ky do të jetë një debat i gjerë kulturor, lidhur me figurën e Antonio Gramshit”.

Vetëm një vit e gjysmë më parë Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Universitetet e Arkitekturës prezantoi konkursin për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit. Qëllimi i projektit ishte krijimi i një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë. Një ide e hershme në platformat kulturore te MK kthimi i territoreve të brendshme në një park për art dhe medium, për të gjitha stinët, për aktivitete sociale, kulturore e ekspozita të hapura, për ngjarje rinore e jo vetëm, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe ato më të guximshmet.

Kumbaro shtoi se “Rikualifikimi i parkut në nje skene te hapur nuk është një koncept statik. Punuam per rikualifikimin e Kinostudios, duke e sjellë jo vetëm një qendër zyrash, por edhe në në një pol kulturor dhe social. Sot kemi disa institucione të artit duke filluar që nga QK e Fëmijëve e deri tek TKOBAKVP. Morëm propozimin nga artisti Pirri për të krijuar një mesazh me një filozofi të caktuar. Ky projekt ka mbështetjen e Regione Puglia-s dhe Fondacionit “Antonio Gramshi””.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb