BRITANI E MADHE – Një prezantuese e njohur indiane u vra nga një palmë, e cila i ra sipër teksa ecte në rrugë. Kanchan Nath ishte duke u kthyer nga një leksion joga në Chembur , Mumbai kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.

58-vjeçarja u transportua menjëherë në spital me fraktura të rënda të brendshme, por nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë pak orë më vonë. Këto pamjet e tmerrshme, të filmuara nga kamerat e sigurisë së një dyqani aty pranë, tregon se si pema shemb në tokë 58-vjecaren.

Menjëherë pas kësaj ngjarje plasën polemikat. Palma, e cila vrau prezantuesen ishte shënuar si nga më të rrezikshmet për shkak se ishte rënduar , por nuk u mor asnjë masë nga autoritetet.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb