Pas kurorëzimit të martesës së tyre me një ceremoni madhështore, Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia duken më të lumtur se kurrë.

Së fundmi ata kanë vizituar Nju Jorkun, pasi kanë qenë pjesë e një darke të një fondacioni. Gjithashtu çifti ka pozuar edhe për revistën franceze ‘Point de Vue’.

Fotot janë shpërndarë nga vetë Elia Zaharia në rrjetet sociale, ndërsa çifti shfaqet duke shëtitur në Manhattan.

Të buzëqeshur dhe të kapur përdore çifti duket sikur po shijojnë periudhën më të lumtur të jetës së tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb