KOSOVE – Më në fund kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkelur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Haradinaj, mëngjesin e sotëm u lirua nga një gjykatë në Francë. Haradinaj arriti të rikthehet në Kosovë pas katër muajve. Ai u ndalua  në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për krime lufte. Familjarët dhe qytetarë të shumtë pritën Haradinajn me brohoritje.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të niset menjëherë drejt qendrës së kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë, ku pritet t’ju drejtohet qytetarëve të shumtë, të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruajnë mediat kosovare.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: