PRISHTINE– Tani që kanë mbetur edhe 3 javë deri në datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pothuajse gjithçka është gati.

Partitë e mëdha, PDK e LDK kanë zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore, ndërsa partia Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të mos bëjë koalicione dhe në këto zgjedhje të garojë e vetme.

LDK bëri koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me subjektin e ri politik në vend, Alternativën e Mimoza Kusarit, por kushtet mbi të cilat u arritën këto marrëveshje ishin të panjohura.

Megjithatë, Alternativa e ka publikuar këtë marrëveshje për të qenë sa më transparent me publikun.

“Marrëveshja për parimet qeverisëse dhe e koalicionit parazgjedhor në mes të Alternativës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë ky subjekt politik në faqen e vet në Facebook.

Më poshtë ju sjellim të plotë këtë marrëveshje:
auto_11495291616
auto_18527385_218971218606946_3332163833189121761_o1495291612
auto_18558903_218971215273613_1949138724659491696_o1495291614
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb