Disa marrëveshje multi-miliard dollarëshe pritet të nënshkruhen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite, pasi Trump zhvillon sot udhëtimin e tj të parë jashtë vendit.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u përshëndetën në kryeqytetin arab, Riyadh me Mbretin Salman.

Udhëtimi 8-ditor do të vijojë në Izrael, Palestinë, Bruksel, Vatikan dhe Siçili. Marrëveshjet e sotme në lidhje me armët dhe gjigantin e energjisë Aramco pritet të arrijë vlerën 150 miliard dollarë.

Vizita e Trump jashtë vendit vjen vetëm pak ditë pasi Trump pushoi nga puna drejtorin e FBI-së, James Comey. Trump është i shoqëruar nga vajza e tij Ivanka, një këshilltare i Shtëpisë së Bardhë, dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, Jared Kushner, një anëtar kyç i kabinetit të Trump.

Ashtu si kryeministrja angleze Theresa May apo kancelarja gjermane, Angela Merkel në vizitën e tyre të fundit në Arabi Saudite, as Melania apo Ivanka Trump nuk u mbuluan në bazë të traditës së vendit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb