Ndonëse ata janë këtë javë liderët e shtëpisë së Big Brother, siç duket të gjendjet gjuha mes tyre është e vështirë. Bernardi dhe Xheni mbrëmjen e djeshme patën një debat mes tyre për ndarjen e punëve të shtëpisë.

Për Xhenin problemet mes tyre kanë ardhur për shkakun se ajo nuk e flet mirë gjuhën shqipe dhe nuk arrijnë të kuptohen.

Por Benardi nuk mendon kështu. “Pse Musa mua më kupton edhe pse nuk flet mirë. Ti ke diçka nëse unë nuk flas me ty në fillim për një çështje, ti futesh në mes, pse kështu e pse ashtu”, i thotë Benardi. Më pas, të dy kërkojnë ta harrojnë atë që ndodhi. “U lodhëm me këto gjëra. Dalin dhe bashkohemi me të tjerët”, thotë Xheni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: