Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Projeksioni/ Tom Doshi thyen LSI në Shkodër, nxjerr PSD-në forcë të tretë politike

Tom Doshi

SHKODER- Pavarësisht avantazhit të PD-së në Shkodër, surprizë e këtij qarku mbeten votat e Partisë Social Demokrate, ku garon si deputet Tom Doshi, e cila ka arritur të mund edhe LSI-së, duke u renditur kështu si forcë e tretë, pas PS.

Sipas të dhënave që disponon ‘BalkanWeb’, PSD ka arritur të sigurojë 9416 vota, ndërsa LSI ka 9398, por vlen të theksohet se gjithçka është paraprake, pasi deri më tani janë numëruar 318 nga 421 kuti votimi.

SHKODER

Ndonëse më herët PS rezultonte forcë e parë, PD rimori bastionin e saj, ndonëse jo me shumë vota diferencë nga të majtët. Deri më tani PS-ja ka siguruar 4 deputetë, ndërsa PD-ja 5. Sakaq, PSD dhe LSI nga 1 deputet.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 12 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.