VLORE- Një tjetër objekt do të shembet me shpërthim të kontrolluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Ndërtesa 4-katëshe e projektuar për hotel, pritet të shembet me eksploziv, pasi bëhet pengesë për zbatimin e projektit që lidh unazën e re të qytetit me Lungomaren.

Mësohet se nga projekti preken edhe disa banesa të tjera, shembja e të cilave do të bëhet me mjete të renda.

Pronarët e objekteve do të shpronësohen, procedura që kanë nisur prej disa kohësh.

Në këtë zonë do të bëhet lidhja e Lungomares me unazën e re të qytetit, që pritet të përmirësojë qarkullimin gjatë sezonit turistik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: