TIRANË- Prokurori i anti-mafias së Barit Dr.Ettore Cardinali, njëherazi drejtues i hetimeve që çuan në kapjen e 43 personave në operacionin e 14 marsit në Itali, ka dhënë detaje të tjera për trafikun e drogës dhe organizatën kriminale ku një pjesë e madhe ishin shtetas shqiptarë.

Para mediave, i pyetur për zonat në Shqipëri ku ushtronte aktivitet kjo organizatë kriminale, Cardinali tha se nisja duket se bëhej nga Orikumit.

Cilat janë zonat ku ushtronin aktivitet në Shqipëri anëtarët e kësaj organizate kriminale dhe ka kuptim emri i operacionit “Shefi” në Shqipëri?
E kemi vendosur emrin shefi sepse hetimi arriti shumë lart. Nuk u limituam me hetimet vetëm me personazhet që ishin destinacioni i drogës në Itali por i përqendruam edhe në faktin e personave që nisnin drogën. Për sa i përket zonës së ardhjes, duhet të jetë zona e Orikumit.

A ka një profil fjala “shef”?
Ishte emri i një operacioni, jo i një personi të caktuar. Edhe sepse gjatë hetimeve janë zbuluar dy organizata të ndara. Njëra që kishte në ngarkim, bënte shefin në Bari dhe një në jug të Barit, ishin dy organizata të ndryshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb