KRUJE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedoi sot me qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, të cilët i shprehën hallet dhe shqetësimet e tyre për taksat e larta dhe tarifat që rëndojnë jetën e tyre.

Ilir Ndreu ka një market të vogël në Krujë, me të cilin mban familjen. Pasi ka bërë llogaritë, ai thotë se me planin e Bashws, me uljen e çmimit të energjisë dhe reduktimin e TVSH-së, do të kursejë çdo muaj 300 mijë lekë të vjetra.

Kryedemokrati Basha e siguroi Ndreun se ky është synimi i planit të tij ekonomik, që ai të kursejë, të zgjerojë biznesin dhe të marrë dikë në punë.

“Plani im, do të ndezë motorrët e ekonomisë:, tha Basha.

Kreu i opozitës shpjegoi se taksat e ultëta jo vetëm do të forcojnë ekonominë e qytetarëve, por sjellin edhe më shumë të ardhura në shtet për shkak të rritjes së prodhimit dhe të zhdukjes së informalitetit.

Basha ndalet tek furrxhiu më i vjetër i Krujës, tek Kujtim Hoxha, një biznes që ai e ka trashëguar nga të parët.

Kujtimi thotë se kërkon ndryshim, pasi aktualisht mezi po paguan paratë për miellin, ngaqë nuk ka punë.
Lulzim Basha i ka sqaruar banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës se të dielën votohet për ekonominë.

Basha u tha se, me planin e tij ekonomik, njerëzit do të kenë më shumë para në xhepat e tyre, do ulen taksat, do rritet konsumi, do rritet prodhimi dhe gjithë zinxhiri do vihet në lëvizje.

Po ashtu, Basha i siguroi qytetarët se paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë për fasada e pllaka sipas tekave të kryeministrit, por vetëm për interesat e njerëzve, për të rritur pensionet, pagat, për t’u siguruar të sapodiplomuarve stazhe të paguara cdo vit, dhe për të garantuar shkolla të modelit europian që kujdesen për fëmijët deri në orën 16.00 dhe ofrojnë dhe drekë të mbuluar nga shteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: