BRUKSEL- Komisioneri Johannes Hahn i bëri thirrje sot qeverisë shqiptare që të mbyllë sa më parë procedurat e rikthimit dhe kompensimit të pronave.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të zv. Presidentit të PE Dhimitris Papadimoulis, në lidhje me problemet e pronësisë se pakicave, që janë pasqyruar në raportin e fundit për Shqipërinë, Hahn theksoi se ky proces nuk është garantuar.

Sipas Komisionerit Hahn, Brukseli është duke monitoruar nga afër procesin e vazhdueshëm te hartimit të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve dhe se ky proces përfshin konsultimin publik si dhe ndihmën nga një ekspertizë teknike ndërkombëtare.

Eurodeputeti grek Papadhimulis, ka pyetur Komisionin Evropian në lidhje me problemet e veçuara ne raport si liria e shprehjes, të drejtat pronësore dhe lufta kundër korrupsionit ne Shqipëri duke kërkuar nga Brukseli. Po ashtu ai u ndal dhe tek tnisma për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në media si dhe mbrojtjen e individëve, komuniteteve lokale dhe minoriteteve nga vendimet jotransparente ne Shqipëri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: