TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur sot kërkesën për President të zgjedhur nga populli. Nga çadra e lirisë ku vijon protesta prej 62 ditësh, kreu i PD thotë se ndonëse ka paraqitur këtë propozim, ka marrë vetëm heshtje nga kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta.

“Presidenti i takon popullit dhe do zgjidhet nga populli me vote direkte”, shprehur Basha.

Ai theksoi se, heshtja e Ramës dhe Metës për këtë propozim të qartë e të prerë e ka një kuptim, që sipas tij lidhet me prishje e pazareve.

“24 orë pas bërjes publike të qëndrimeve ky që nuk le fjalë e rrenë pa bërë ka heshtur. Edhe Rama edhe Meta kanë heshtur për propozimin tonë për një president të zgjedhur nga populli, pse kanë heshtur. Heshtin se është futur populli në mes dhe populli ka prishur pazarin, populli e prish pazarin e republikës së vjetër, ja ku duket qartë komploti i republikës së vjetër”, tha Basha.

Sakaq, kryedemokrati është shprehur i vendosur në kërkesat për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë pazar apo kompromis në kurriz të kësaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: