Granit Xhaka, mesfushori i Arsenal, i ka bërë një propozim romantik të dashurës së tij për martesë dhe këtë e ka treguar me anë të një fotoje në rrjetin social “facebook”.

Futbollisti i kombëtares zvicerane me origjinë shqiptare prej kohësh është në një lidhje me bukuroshen Leonita Lekaj që së fundmi siç kuptohet nga diçitura e fotos do jetë edhe bashkëshortja e mesfushorit pasi i është përgjigjur me “po” propozimit.
granit xhaka
“Ajo tha po”, shkruan Graniti. “Topi i artë është një mrekulli, një grua e artë është parajsë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb