KOSOVE- Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, thotë se SHBA-të mbështsin demokracinë në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore.

Ai shkruan në Twitter se ata që kanë zgjedhur dhunën po zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit.

Kjo e drejtë, shkruan ai në Twitter, nuk nënkupton edhe përdorimin e dhunës.

“Dhuna politike është në kundërshti me demokracinë. Ata që kanë zgjedhur dhunën po e zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit. Kosova ka shkuar shumë larg që të kthehet prapa”, shkruan ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: