TIRANE – Lihen në burg 11 prej protestuesve të arrestuar pak ditë më parë pas ngjarjeve të dhunshme në ndodhën në Rrugën e Kombit, në Kukës.
Gjykata e Kukësit e mbledhur në Tiranë pas një seance ku mbizotëroi tensioni dhe dhuna, vendosi të lërë pas hekurave 11 prej protestuesve, nga 23 të arrestuar. Kujtojmë se këtë masë për 11 personat, kishte kërkuar edhe prokuroria, ndërkohë që për 12 protestuesit e tjerë është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Që në nisje të seancë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ndodhën një sërë incidentesh, pasi policia u ‘konfrontua’ me deputetët e opozitës, pasi këta të fundit nuk u lanë të hynin në sallën ku do të zhvillohej gjyqi. U desh që seanca të ndërpritje, ndërsa në një vendim të dytë u vendos që deputetët e opozitës (PD+LSI) të hynin në sallën e gjyqit.
Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë. Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia.
LISTA EMËRORE I KUKSIANËVE QË U LANË NË BURG
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës (20 ditë burg)
EMRAT E PROTESTUESVE QE LIROHEN
-Ahmet Tobli, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Lulëzim Popa, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Sajmir Trota, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Lefter Rexhmati, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Adem Duraku, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Ermand Ademi, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Ardit Alidini, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Zenel Matmuja, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Fatos Harulla, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Rasim Koloshi, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Shaban Selmanaj, ndalimi i ligjshëm, masa “arrest shtepie”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Shemsi Trota, ndalimi i ligjshëm, masa “arrest shtepie”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
Ora: 11:35- Rinis seanca gjyqësore për 23 protestuesit e arrestuar pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës. Por pas incidenteve që ndodhën, gjykata vendosi që në sallë të jenë deputetët e opozitës. Konretisht nga PD, janë deputetët; Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Aldo Bumci, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, ndërsa nga ata të LSI janë Nora Malaj, Shezai Rrokaj, Klajda Gjosha, Florida Kërpacci, Silva Caka, dhe Klejdi Mehmetaj.
Ora 09:30 – Pas tensioneve në Gjykatën e Tiranës, kjo e fundit ka ndërprerë seancën ku do të caktohej edhe masa e sigurisë për 23 të arrestuarit pas protestës së dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit.
Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e avokatëve, të cilët kërkojnë që të largohet policia nga salla. Po ashtu jashtë u nxorën edhe gazetarët. Pas një konsultimi, Gjykata vendosi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe brenda të futen vetëm deputetët e opozitës.
Situata
Forca të shumta policie janë rreshtuar para Gjykatës për të parandaluar ndonjë tension të mundshëm. Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit që akuzohen nga Prokuroria e Kukësit si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës për mjetet qe kalojnë në këtë aks rrugor pritet të jepet sot në Gjykatën e Tiranës rreth orës 09.00.
Gjithashtu është ndaluar qarkullimi rrugor në atë aks, duke vështirësuar edhe rrugën për shkollë të nxënësve të “Pjetër Budit”.
Në krahun tjetër të Lanës, ndodhen disa qytetarë që protestojnë. “Lironi djemtë tanë,” dëgjohet të thonë ata.
Burime nga Gjykata e Kukësit bënë me dije për “BalkanWeb” se shkak i transferimit të çështjes në kryeqytet është mungesa e kapaciteteve në Gjykatën e Kukësit. “BalkanWeb” mësoi se dosja e personave të arrestuar ka mbërritur pranë Gjykatës që dy ditë më parë. Ndërkohë, 13 persona janë shpallur në kërkim.
(e.f/ed.me/BalkanWeb)