TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputetit demokrat, Luciano Boçi është shprehur se gjatë protestës së sotme të opozitës, Partia Socialiste është përpjekur të manipulojë dhe ka kërkuar që shumë ambulanca të kalonin në të njëjtën orë për të përgojuar dhe penguar protestën e opozitës.

Luciano Boci ka publikuar një mesazh, i cili thotë se ka ardhur nga ‘brenda’ Partisë Socialiste, ku tregohet se si të veprohet me korsinë e ambulancave gjatë kohës që po zhvillohej protesta 60 minuta e opozitës, ku u bllokuan 5 akse kryesore të vendit.

Deputeti demokrat shprehet se ambulancat janë lejuar të kalojnë gjatë protestës duke hedhur poshtë aludimet se janë penguar nga protestuesit.

Statusi i plotë i Luciano Boçit:
Meqenëse po bëhen shumë komente për ambulancat……
Sigurisht u lejuan të kalojnë.
Madje me përshendetje e urime. BRAVO e madhe për protestuesit.
Kjo është E VËRTETA!!!
Po a ishte një truk Rilindas kalimi i shumë prej tyre vetëm në një orë, për të përgojuar protestën civile e paqësore, të shumtë në numër, të PD?
Sigurisht që PO.
Midis tyre ka pasur dhe raste të sakta, por në shumicë JO.
Ishin të sajuara!!!
Kanë kapërcyer cdo imagjinatë!
Po ju tregoj sms që mora nga “brenda” PS, jo nga bilbilfryrësa, por nga njerëz me shqetësim qytetar si ne.
Paralajmërim ky që në orën 08.48!!!!!!
Lexojeni dhe nxirrini vetë konkluzionet.
18118412_917502081724720_793176314317454034_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: