TIRANË- Në ditën e protestës opozitare, qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur transmetimin direkt të televizionit News 24, për të ndjekur aty zhvillimet minutë pas minute të gjithë asaj që ndodhi, nga sheshi i protestës tek kryeministria, deri tek bunkeri tek Ministria e Brendshme.
Lajmi bëhet i ditur nga kompania e matjes së audiencës “Telematrix”. Aparatura matëse digitale e çdo dekoderi të hapur televiziv nxjerr si televizionin më të ndjekur “News24”.
(ma.ar/BalkanWeb)