TIRANE– Policia e Shtetit është mobilizuar për protestën e sotme të organizuar nga opozita. Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka publikuar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste, që do të nis nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë dje burime nga policia thanë që mund të ketë skenar për të provokuar policinë dhe të ketë përplasje. Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme, ndërsa priten rreth 2000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

16790420_255369101555600_1515801826_n
RRUGET E BLLOKUARA
Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes.

Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: