Protesta e Partisë Demokratike ka paralizuar trafikun në pikat kyçe në të gjithë vendin. Por, duket se protesta ka sjellë edhe disa probleme për lëvizjen e qytetarëve, kjo pasi një grua shtatzënë ka mbetur në trafik në zonën e sheshit “Shqiponja”.

Videoja është publikuar nga “Panorama”, ku shtatzëna duket brenda makinës, e cila është bllokuar në trafik, ndërsa nxitonte për të shkuar në spital.

Gruaja shtatzënë fillimisht ka dalë nga makina për të vazhduar rrugën më kembe, por pas negociatave të shoferit me protestuesit, atyre i është hapur rruga dhe makina ka vijuar rrugën drejt spitalit ku ishte nisur.



(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb