Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea tha se policia është gati për të përballuar protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e nesërme. Në një intervistë për Ora News, Gjerbrea tha se edhe protesta është paralajmëruar të jetë paqësore, ka informacione që policia duhet të tregohet më e kujdesshme.

“Policia është në gatishmëri të plotë, të mirëtrajnuar për të përballuar këtë protestë. Ne jemi të sigurtë që ata do tregojnë profesionalizmin dhe do tregojnë pse besimi i qytetarëve është tek policia. Sigurisht ka informacione që na bëjnë të jemi më të kudjshëm por jam e bindur që strukturat e policisë që edhe sot që flasim po trajnohen nga misionet amerikane dhe euorpiane për të reaguar në raste të tilla,” tha Gjebrea.

Zv/Ministrja nuk dha detaje të tjera në lidhje me këto informacione, por tha se ato i ka policia dhe në këtë mënyrë do të bëjë gjithçka që gjëndja të jetë e normalizuar.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: