E ardhmja e Fiorentinës, ekipit italian në Seria A, nga dita e sotme është më enigmatike se kurrë.

Prej kohësh tifozët e klubit vjolë protestojnë ndaj drejtuesve të tyre për shkak të merkatos të cilat ata e cilësojnë si jo të denjë për skuadrën e tyre. Si rrjedhojë nga dita e sotme familja De La Vale e cila është në pronësi të klubit e ka nxjerrë në shitje atë, raporton “Gazzeta della Sport”.
Presidenti-i-Fiores-470x294
“Pronarët e Fiorentinës janë të gatshëm të bisedojnë me cilindo që dëshiron të blejë klubin, duke parë që tifozët janë të pakënaqur me presidencën.

Kushdo që i do të mirën fanellës violë dhe që mendon se mund ta menaxhojë më me sukses të bëjë një hap përpara”, shkruhej në komunikatën e klubit të Fiorentinës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: