FIER- Ashtu siç ishte parashikuar, protesta në Fier ka nisur në orën 11:00. “BalkanWeb” mëson se ka pasur një përplasje të lehtë mes qytetarëve dhe policisë, të cilët kanë tentuar të bllokojnë rrugën.

‘Rama ik, Rama ik”, brohorasin qytetarët, të cilët sipas gazetarit Alfred Gurraj janë të shumtë në numër. Qytetarë nga Berati, Lushnja janë mbledhur në Fier që është një nga 5 pikat në vend që do të bllokojë rrugën për 60 minuta. Konkretisht aksi që do bllokohet është ai Lushnjë-Fier (rreth-rrotullimi i Plugut)

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: