TIRANE– Qindra protestës kanë shoqëruar kryedemokratin Lulzim Basha deri në selinë blu. Përkrah ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatit Fatmir Mediu, kreu i opozitës u ka folur protestuesve sërish nga shkallët e selisë blu.

Basha ka theksuar vendosmërinë e opozitës për qeveri teknike, në mënyrë që të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme.

“Shqipëria sot me frymëm besim dhe vendosmëri, sepse kurajo juaj, qëndresa e bashkimi, e mposhti të keqen. Kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo është shpresa e lirisë për çdo shqiptar që ndihet apo do të ndihet i lirë. Nga kjo shtëpi e lirisë nisëm lëvizjen më të madhe popullore për zgjedhje të lirë e të ndershme, e cila u shndërrua në këtë forcë madhe. Arritët të mposhti frikën, arritët t’i tregonit botës mbarë të vërtetat e frikshme të narko-trafikut dhe të Ramës. Sot shpallëm të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhjet e lira e të ndershme.

Dhe këtë e dini ju, e di unë, e di bota mbarë, se zgjedhje e lira e të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike. Opozita e shpalli, opozita e thirri protestës, por e kthyet në një mesazh kombëtar. E juaja është merita, e juaji ishte sakrifica, e jona do të jetë përgjegjësia për t’i shkuar deri në fund”, tha Basha.

Pas kësaj deklarate, protestuesit janë larguar paqësisht.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb