Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron u kap live në televizion duke përgatitur fjalimin e tij të fitores. Por para se të fliste, ai bënte prova zëri me mikrofonin: “Prova, prova, 1.2.3”.

Por Macron nuk ishte në dijeni se po transmetohej live dhe po shihej nga e gjithë bota. Në video duket dhe një person tjetër që i vjen në ndihmë me një gotë ujë, për të qartësuar fytin.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve të zhvilluara ditën e sotme, kandidati i qendrës së majtë ka fituar me 65.5 % përballë kundërshtares së tij populiste të ekstremit të djathtë Marine Le Pene, me 34.5% të votave.

Sondazhet e kryera nga tre institutet Ipsos, Ifop dhe BVA, dolën të gjitha pro-fitores së Macron.

47 milionë votues dhanë sot verdiktin e tyre, ndërsa exit pollet folën që në fillim për një fitore të kandidatit të pavarur Emmanuel Macron që është pro Europës, në krahasim me kandidaten populiste të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: