Partia Socialiste e Elbasanit ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës, duke shprehur keqardhjen “për sjelljen skandaloze të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi”.

Partia Socialiste e Elbasanit ka deklaruar se Monika ka angazhuar një rrjet njerëzish me precedente penalë, për të provokuar e penguar votuesit e tjerë. “LSI Elbasan është kthyer në një subjekt antiqytetar njerëzish që vetëm shajnë dhe fyejnë rrugëve kë të munden”, – thuhet ndër të tjera, në deklaratën e Partisë Socialiste, Elbasan.

Deklarata
Partia Socialiste Elbasan shpreh keqardhjen per sjelljen skandaloze te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, po edhe te bashkeshortes se tij qe ne qarkun e Elbasanit po ben te njejten gje si i shoqi ne gjithe Shqiperine. Monika ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e tjere. LSI Elbasan eshte kthyer ne nje subjekt antiqytetar njerezish qe vetem shajne e fyejne rrugeve ke te munden!

PS Elbasan u ben thirrje te gjithe votuesve te qarkut te mos shqetesohen fare nga kjo corodi humbesash qe s’dine me se s’bejne. Cilido zgjedhes me te drejte vote, te marre pjese masivisht ne votim dhe t’i konsideroje keto shfaqje tragjikomike te degradimit te LSI, nje simptome te qarte te rendimit psikologjik te Ilir Metes e te bashkeshortes se tij. Ruani qetesine.

Beni detyren patriotike ndaj Elbasanit, Cerrikut, Belshit, Peqinit, Librazhdit e Gramshit me voten tuaj. Cifti presidencial, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ia prishe dot kete feste demokratike te Elbasanit dhe mbare Shqiperise. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per qarkun tone dhe mbare Shqiperine, kater vitet qe vijne.

(m.k/BalkanNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: