TIRANË- Kryesia e PS është mbledhur mbrëmjen e sotme dhe ka vendosur mbi propozimet e LSI-së për kandidatin potencial për President. Me votë unanime, kryesia e PS nga dy kandidaturat: Petrit Vasili dhe Ilir Meta, ka zgjedhur këtë të fundit.

Ai që e bëri publik vendimin ishte nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa kryeministri Edi Rama ka lënë selinë rozë pa bërë asnjë koment për këtë çështje.

Në 3 raundet e para kërkohej miratimi me 3/4 të Presidentit të ri, ndërsa raundi i katërt kërkon shumicë të thjeshtë, pra 71 vota, të cila PS-LSI i kanë. Seanca është përcaktuar për nesër në orën 17:00.

Çështja e Presidentit mori udhë pasi kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i bëri thirrje LSI-së të vendosë, pasi në të kundër PS do ta zgjidhte e vetme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: