TIRANE- Në mbylljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, që u mbajt në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë emocionet e veçanta edhe me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, të cilën e ftoi në podium.

Fill pasi kryeministri mbylli fjalën e tij ku u kërkoi gjithë shqiptarëve votën për zgjedhjet e 25 qershorit, në skenë u ngjit gruaja e tij, veshur me një fustan të kuq, ashtu si flamuri kuq e zi.

Ata përshëndetën sëbashku socialistë, përkrahës të PS-së, ndërsa më pas u futën mes turmës së njerëzve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: