TIRANE- Kur numërimi i votave në rang vendi po shkon drejt fundit, kryeministri Edi Rama reagon në rrjetin social “Facebook”, por jo për zgjedhjet. Ai ka postuar vargjet e të madhit Gjergj Fishta, nga vjersha “Shqypnia” në rubrikën e tij “AMARCORD”.

Mesazhi që ka dashur të përcjellë, duket si një falenderim për mbarë Shqipërinë që ka votuar në masë Partinë Socialiste. “Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”

Statusi i plotë
rAMA
AMARCORD
Dy fjale Shqipes due me ja rreshtue…
“Perëndija t’ fali i Amshueshëm,
Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
N’ gjí t’ and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: