TIRANE– Pas marrëveshjes së 18 majit mes kryedemoratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë fund krizës politike, PS dhe PD po përgatisin një projektligj, si pjesë e paktit mes tyre, ku detyrohen televizionet private të transmetojnë reklama falas për partitë politike gjatë fushatës elektorale.

Sipas marrëveshjes mes PS dhe PD, televizionet private duhet të transmetojnë 90 minuta reklama falas për partinë më të madhe të shumicës parlamentare, 45 minuta reklama falas për partitë e tjera paralamentare si dhe 10 minuta reklamë falas për partitë jo parlamentare, përgjatë fushatës elektorale.

Marrëveshja në kurriz të televizioneve private pritet të kalojë për miratim nga Kuvendi gjatë seancës së sotme.

Projektligji bie në kundërshtim me propozimet e OSBE për mediat audiovizive, ndërsa nuk është konsultuar me operatorët televizivë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb