TIRANE- Një ditë më parë, Partia Socialiste ka bërë publikë listën e kandidatë për deputetë në të gjithë qarqet e vendit, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Surprizat me listat kanë qenë jo pak, nisur edhe nga fakti se emra të deputetëve aktualë nuk ishin më pjesë e tyre.

Opozita, ashtu siç edhe ka deklaruar më herët, gjatë protestës tashmë prej 72 ditësh, nuk është regjistruar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

E pavarësisht kësaj, PD ka zgjedhur të publikojë një listë kandidatësh. E kjo nuk është një listë dosido me emra të njohur politikanësh, të cilët garojnë për një mandat tjetër, por një listë nga ato që tregojnë gjendjen e vërtetë ekonomike të shqiptarëve.

Është kreu i departamentit të politikes se jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, ai i cili ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një listë të qytetarëve që kanë blerë ushqime me borxhe në dyqane.

“Ju tregoj, Listën e Opozitës përballe Rilindjes….për “zgjedhjet” e ardhshme !!!”, shkruan Çollaku.18198393_10212509061982732_3071455588839650783_n

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb