Partia Socialiste e Tiranës ka reaguar pas situatës së krijuar në Vorë, duke akuzuar Presidentin e zgjedhur Ilir Meta se po nxit dhunë. Sipas PS-së Tiranë që drejtohet nga Saimir Tahiri, Meta ka angazhuar një rrjet njerëzish me precedentë penale, për të provokuar e penguar votuesit e zonës.

DEKLARATA E PLOTË
Partia Socialiste Tirane shpreh keqardhjen për tensionimin qe Presidentit i zgjedhur Ilir Meta, ka nxitur e po nxit ne Vore nga dje dhe sot ne vazhdim. Ilir Meta ka angazhuar një rrjet njerëzish me precedentë penale, për te provokuar e penguar votuesit e zonës. Janë të njëjtët që e kthyen Vorën ne një vendgrumbullim mercenarësh ordinere te Ilir Metës në zgjedhjet e kaluara vendore.

Partia Socialiste Tirane u bën thirrje te gjithë qytetareve te Vorës me te drejte vote, te marrin pjese masivisht ne votim dhe te mbajnë mire parasysh sot shprehjen e urte te popullit, “Qeni që leh nuk të ha!”.

Mos bini pre e provokimeve qe organizon i dëshpëruari Ilir Meta dhe konsiderojini kërcënimet e tij, shenja te çekuilibrimit te një politikani qe nuk po kupton dot se si do jetoje pa pushtet. Ruani qetësinë. Bëni detyrën patriotike ndaj Vorës dhe Shqipërisë, me votën tuaj. Dëshpërimi i partisë se Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ia prishe dot këtë feste demokratike Shqipërisë. Sa me shume njerëz ne votime sot, aq me te bukura për Vorën, Tiranën dhe Shqipërinë katër vitet qe vijnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: