TIRANË- Partia Socialiste e vesh kuq e zi sheshin Skendërbej, me mijëra flamuj që valëviten, ndërsa kryeministri Edi Rama zgjodhi të dëgjojë Himnin Kombëtar bashkë me mijëra simpatizantë.

Sapo mori fjalën, kryeministri Rama u duk se po sforcohej, për shkak të zërit, prandaj e pa të udhës të kërkonte ndjesë
20170622-203021

20170622-203029

20170622-202930

20170622-202923
“Ju kërkon ndjesë për zërin, do mundohem të drejtoj disa fjalë duke u kujtuar se 4 vjet më parë kemi qënë këtu në këtë shesh kur morëm mandatin dhe pastaj shkuam të marrim detyrën 44 muaj më parë, gjetëm përpara një mal të fshehur me borxhe. 4 vite më parë në spitalet e Shqipërisë nuk kishte ilaçe, batanije, çarçafë dhe kishte vetëm njerëz të dëshpëruar që vinin vërdallë me receta në duar. Po Tirana si ishte 4 vite më parë? Ishte pis, ishte rrëmujë, ishte plot gropa dhe kudo mund të dëgjoje po të vijë pak veshin, një gërhimë të gjumit të zhegut që vazhdonte ditën e natën, në çdo kohë. Ishte Shqipëria ku njerëzit dilnin në protesta dhe nuk e dinin nëse do të ktheheshin apo jo në shtëpi”,- tha ai

“Po Shqipëria që kemi sot, si është krahasuar me 4 vite më parë? Shqipëria që kemi sot, nuk është Shqipëria që duam, ndaj jemi sot në këtë betejë, se Shqipërinë që kishim e lamë pas, dhe Shqipërinë që duam, jemi të vetmit që mund ta ndërtojmë. Policia e Shtetit, bashkë me gjykatat e Prokurorinë, sot është institucioni më i besueshëm falë Saimir Tahirit. Dhe më pas falë Fatmir Xhafajt. Dy herët që treguan se PS nuk është një njeri, por një skuadër fituesish. Shifrat e kriminalitetiti thonë se në këto 44 muaj, Shqipëria ka numrin më të ulët mesatar të vrasjeve dhe plagosjeve në këto 27 vite”,- tha Rama.

(m.a/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb