TIRANË- Një nga zërat kritikë dhe kundërshtar i kreut të PD-së Lulzim Basha me një qëndrim të qartë që para zgjedhjeve, Arben Imami ka folur sonte në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi “Të paekspozuarit” në News24 për humbjen e PD-së.

Imami pohoi live në emision se ka votuar për PD-në, duke zbuluar edhe votën e deputetes tjetër të lënë jashtë nga Basha Jozefina Topalli. I pyetur se përse nuk ishte pjesë e fushatës, Imami tha se askush nuk e ftoi në fushatë, raporton “BalkanWeb”.

“Unë opinionin tim e kam thënë para zgjedhjeve. Data 26 do të jetë vonë. Ishte vonë. Unë e zonja Topalli patëm një konsultim para zgjedhjeve… Me goditjet që i dha nëpërmjet listës dhe me paqartësitë e marrëveshjes Rama-Basha. Sigurisht që unë kam votuar për PD-në. Ajo ka votuar për PD-në. Në ato rrethe miqësore kemi folur për PD-në. Por askush nuk na ftoi në fushatë. Nuk jam ftuar për asgjë”, deklaroi Imami.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: